Site icon Telegrafi

Në Vushtrri gomat digjen pa kontroll (Foto)

Një qytetar i komunës së Vushtrrisë, ka ndezur disa goma të cilat kanë shkaktuar tym të madh.

Banorët e asaj pjese kanë thënë fillimisht se janë frikësuar se po bëhet fjalë për djegie të ndonjë objekti.

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë për Telegrafin se nuk bëhet fjalë për ndonjë zjarr me dëme materiale.

“Një qytetar në zonën periferike të Vushtrrisë ka ndezur disa goma të cilat kanë shkaktuar tym të madh”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version