Komuna e Vushtrrisë të shtunën ka bërë pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm.
Kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, ka thënë se kjo po bëhet për të shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore.
“Për të shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore, po vazhdojmë me pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë shpesh përmbytje në Kosovë.
Vlerësohet se dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit, kontribuon shumë në përmbytjen e zonave. /Telegrafi/