Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në katër (4) raste të ndryshme të veprave penale ‘vjedhje’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri.
“Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me datën 21 nëntor 2018, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit G. H., 18 vjeç dhe R. Th., 21 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/