Telegrafi

Në Vushtrri 85-vjeçari gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë

Një person i moshës 85-vjeçare, mbrëmjen e sotme, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili tha se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Në orët e mbrëmjes së datës 21 prill 2022, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e familjarëve është raportuar se në oborrin e shtëpisë së tyre është gjetur pa shenja jete viktima i moshës 85 vjeçare”, ka thënë Zahiti.

“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i rastit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha ai. /Telegrafi/