Site icon Telegrafi

Në Vushtrri 15 të infektuar dhe 8 të shëruar, numri i rasteve aktive me COVID-19 shkon në 169

Rastet e përgjithshme me coronavirus, 15 qershor

Në Vushtrri janë regjistruar sot 15 raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Sylejman Meholli thotë për RTV Dukagjinin se sot në këtë komunë ka pasur edhe tetë të shëruar.

“Numri i rasteve aktive në Vushtrri është 169 por një numër i madh i tyre kanë kaluar kohën e sëmundjes dhe janë duke pritur ritestimin. Instituti është i stërngarkuar dhe shërimi i rasteve po na vonohet për shkak të mbingarkesës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Meholli thotë se rezultatet e ditës së sotme janë pasqyrë e mostrave të marra nga data 12 qershor ndërsa sipas tij edhe më datën 13 dhe sot më 15 qershor janë marrë mostra dhe rezultatet pritet të dalin në vijim.

“Janë rreth 36 testime tjera që janë marrë në këto dy data dhe që pritet të dalin rezultatet”, tha ndër të tjera Sylejman Meholli./Telegrafi/

Exit mobile version