Telegrafi

Në Vranjë janë vaksinuar më shumë shtetas të Maqedonisë sesa të Serbisë

Në qytetin serb të Vranjës, më shumë janë vaksinuar shtetas të Maqedonisë sesa shtetas të Serbisë.

“Të dhënat e Qendrës Shëndetësore nga Vranja, tregojnë se dje u aplikuan gjithsej 213 vaksina, nga të cilat 70 shtetas të Maqedonisë morën dozën e parë, në krahasim me 38 serbë. Doza e dytë u mor nga 58 shtetas të Maqedonisë, në krahasim me 47 serbë”, njofton korrespodenti i AIM-s nga Beogradi.

Doza e parë e Pfizer u mor nga 70 persona, ndërsa e dyta nga 56 qytetarë. Doza e parë e Sinofarm kinez është dhënë në 38 raste, ndërsa e dyta në 49 raste.

Vaksina ruse Sputnik V dhe Astra Zeneka në Vranje nuk u aplikuan dje.

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të vaksinuar të Vranjës dhe nga qytete të tjera në Serbi, Maqedoni dhe vende të tjera në Sallën Sportive në Vranjë nga fillimi i vaksinimit deri më 27 korrik është 77.736 persona.