Peshkaqeni i rrezikshëm bishtdrapër është kapur në brigjet e Vlorës. Rreth katër metra i gjatë dhe me peshë 80 kilogramë, ai u kap nga peshkatarët në afërsi të Gjirit të Vlorës në zonën e Karaburunit.
“Është një peshkaqen agresiv që rritet në 100 metra thellësi në det të hapur. Peshkaqeni ka sulmuar peshkun tonë dhe e ka kafshuar atë. Janë shtuar shumë kohët e fundit”, thotë peshkatari Sherif Durmishaj.
Një specie e tillë është e rrallë për ujërat tona. Peshkaqeni bishtdrapër rritet në thellësi prej 100 metrash në det të hapur.
Peshkaqenët në brigjet shqiptare janë shtuar vitet e fundi, por kryesisht në ujërat pranë Sarandës. Dy të tillë u kapën në vitin e kaluar. Sipas peshkatarëve ata gjenden larg ujërave, ku notojnë pushuesit, ndërsa si shkak për afrimin e tyre thonë se është bërë ngrohja globale. /Top Channel/