Një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga një rrjedhje e dyshuar e gazit shpërtheu në një supermarket në qytetin jugor rus të Vladikavkaz përpara orëve të hapjes të premten, thanë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nga ky shpërthim kishte një të lënduar por nuk është raportuar për ndonjë të vdekur.
Roja i supermarketit tha se ai kishte qenë në gjumë në ndërtesë dhe i kishte mbijetuar shpërthimit kryesisht i palënduar.
Pamjet e qarkulluara në rrjetet sociale treguan ngritjen e tymit nga hapësira e supermarketit pranë banesave të banimit.
Sipas zëdhënësit të shërbimeve emergjente, ndërtesa njëkatëshe u shkatërrua plotësisht.
“Më zuri gjumi kur ishte gati mëngjes dhe u zgjova nga shpërthimi. Unë u zvarrita për tu larguar disi nga atje”, ka thënë roja.
Mjekët e kishin parë atë, tha ai, dhe gjendja e tij dukej e mirë. /Telegrafi/