Telegrafi

Në vjeshtë vjen iOS 5?

Nga të rejat që do të ofrojë iOS 5 përmendet mundësia e qasjes ndaj të dhënave dhe muzikës të ruajtur në një vend qendror, për dallim nga deponimi lokal.

Po ashtu, mund të paraqitet edhe funksioni FindMy Friends, i cili është përmendur gjatë kohës së versionit beta iOS 4.3.

Kohëve të fundit, Apple ka angazhuar disa njerëz, të cilët punojnë në zhvillimin e sistemit të ri të notifikimit brenda iOS dhe krijimin e një versioni më të avancuar të aplikacionit Maps.

Sipas burimeve, lansimi i iOS 5 do të lidhet me shfaqjen e edicionit të dytë të iPad gjatë këtij viti. /Telegrafi/