Telegrafi

Në vjeshtë me një pamje rinore

Kjo veshje është e përshtatshme për të gjitha moshat. Adoleshentet i bën të duken më joshëse, ndërsa grave në moshë u jep më shume freski.

Xhupi prej lëkure në ngjyrë kafe të çelët kombinohet mjaft bukur me pantallonat lino me ngjyrë kremi, me tirada të kafta. Këmisha prej pambuku lihet e hapur për të nxjerrë në pah një bluzë sportive, përsëri ngjyrë kremi.

Këpucët me shirita, janë një element tjetër i kombinueshëm. /Telegrafi/