Në Sheshin e Vjenës “Stephansplatz” u mblodhën rreth njëqind njerëz të cilët përmes “luftës me jastëk”, festuan ardhjen e motit të ngrohtë dhe me diell.
Turma fillimisht u nda në dy grupe dhe pastaj filloi “lufta me jastëk”.
Shumë qytetarë, por edhe turistë të shumtë të cilët ndodheshin për vizitë në Vjenë, morën pjesë në këtë përvojë të pazakontë.
Kësaj ngjarjeje sidomos iu gëzuan fëmijët që ishin pjesëmarrës të “luftës me jastëk”. /mapo.al/