Ministri i mbrojtjes, Zoran Jolevski do të udhëheqë delegacionin e mbrojtjes së Maqedonisë në Vjenë, ku do të merr pjesë në takimin në formatin e Bashkëpunimit europiano qendrorë për mbrojtje + Maqedonia, Bullgaria, Mali i zi dhe Serbia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në takim do të kenë edhe ministrat e mbrojtjes të shteteve të rajoneve të lartëpërmendura, ndërkaq do të diskutohet për zhvillimin e situatës në aspekt të krizës së migrantëve, stabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe strategjisë së sigurisë së politikave të sigurisë së jashtme të BE-së./Telegrafi/