Reperi i njohur shqiptar, Mozzik prej ditësh po qëndron në Arabinë Saudite.
Rap-artisti nga Ferizaj po bën vizitë në vendet e shenjta, Medinë dhe Mekë, nga ku po e dokumenton udhëtimin e tij edhe në rrjetet sociale.
Mozzik në llogarinë e tij në Instagram së fundmi ka publikuar imazhe me veshjen e Ihramit teksa edhe përcolli mesazhe për fansat e tij që t’i falënderohen dhe t’i luten Zoti.
Mirëpo, ajo që ka marrë vëmendjen e fansave ishte dhe një fotografi e postuar nga Loredana në InstaStory.
Reperja ka postuar një letër ku shkruhet emri i saj dhe Hanës që lë të nënkuptohet se është shkruar nga Mozzik.
Theksojmë që ish-çifti ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin për shkak të vajzës së tyre.
Herën e fundit që të dy u panë bashkë ishte pikërisht në ditëlindjen e të bijës. /Telegrafi/