Pasi i janë deleguar të gjitha kompetencat e Minsitrit të Jashtëm, zëvendësministri Cakaj ka realizuar vizitën e parë zyrtare jashtë Shqipërisë, duke u dalluar në mesin e homologëve nga 28 vende, një pjesë e të cilëve kanë kërkuar të krijojnë njohje dhe kontakte personale me të
Zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka realizuar vitzitën e parë zyrtare, pas delegimit të kompetencave të plota prej ministri, në Bukuresht.
Pak më shumë se një javë, që prejse udhëheq me diplomacinë shqiptare, Cakaj ka lënë shenjën e tij me paraqitjen në Samitin e Bukureshtit.
Ky samit ishte platforma e përkryer për prezantimin e Cakajt në rrafshin ndërkombëtar, me statusin e kryediplomatit fuqiplotë.
Dhe ai s’e ka lënë t’i ikë kjo mundësi, pasi raportohet se biseda me shefen e diplomacisë europiane Federica Mogherini ka qenë shumë e frytshme, ndërsa ka marrë lëvdata nga homologët në krye të diplomacive më të fuqishme evropiane.