Site icon Telegrafi

Në Vizbeg të Shkupit protestohet për mungesë të ujit të pijshëm

Banorët e lagjes Vizbeg të Shkupit protestuan sot në shëtitoren ”Sllovenia” duke bllokuar tërë shëtitoren për dy orë me radhë për shkak të mungesës së furnizimit e ujë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata kanë paralajmëruar protesta më radikale nëse pushteti lokal nuk ndërmerr diçka në këtë drejtim. Protestuesit u bënë thirrje sidomos politikanëve shqiptarë që t’i vizitojnë për t’u njohur me problemin, siç thonë, 15 vjeçarë.

Banorët ankohen se pas transferimit të furnizimit të tyre nga komunat Butel dhe Shuto Orizare në një sistem tjetër ujësjellësi, banorët kanë probleme, sidomos gjatë verës./Telegrafi/

Exit mobile version