Ditën e djeshme (1 shtator) ka nisur viti i ri shkollor.
Rap-artisti shqiptar, Gold AG, me këtë rast ka vizituar shkollën e tij fillore në Preshevë, ku edhe mori hapat e parë të dijes.
Për të kjo ishte një nostalgji e madhe duke qenë se e ka kthyer në kohë, në të cilën po ashtu thekson se mban kujtime të paharruara.
Krejt në fund, Arian Agushi (emri i vërtetë) thotë se Kosova Lindore ka nevojë për të gjithë kombin dhe shpreson që të mos lihet në harresë.
Postimi i plotë i Gold AG (pa ndërhyrje):
“1 SHTATORI NË PRESHEVË
Sot pata nderin dhe kënaqësinë që ta vizitoj shkollën fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
Në këtë shkollë edhe vet i fillova hapat e parë të dijes.Po ashtu në këtë shkollë prindërit e mi pritën e përcollën shumë gjenerata.Nostalgji e madhe dhe kujtime të paharruara që nga oborri i shkollës e deri te klasët ku vijova mësimet.
Sot vizitova në Preshevë klasët e para, dhe i urova të mira fëmijëve në rrugëtimin e tyre.
Më pas shkuam edhe në Rahovicë, dhe vizituam klasët e dyta.
Faleminderit kryetarit të komunës Shqiprim Arifi për mikpritjen, si dhe drejtoreshës së shkollës në Preshevë dhe gjithë stafit me mësueset, gjithashtu faleminderit drejtorit në Rahovicë dhe gjithë atyre mësimdhënësve që na pritën.
Vërtetë Kosova Lindore ka nevojë për gjithë kombin, andaj vëllezër e motra mos na harroni
Lus Zotin që ato banka kurrë të mos mbesin bosh, e gjeneratat që do të shkollohen të bëhen shembull i mbarë njerëzimit kudo në botë.
I juaji Ariani”. /Telegrafi/