Site icon Telegrafi

Në vitin 2027 nuk do të ketë Ligë të Kampionëve: UEFA ka gati tri gara të reja

Sipas Marca, UEFA po shqyrton një ndryshim të mundshëm në formatin e Kupave Evropiane.

Çështja do të diskutohet në fund të tetorit. Nëse menaxhmenti i organizatës vendos të gjitha detajet dhe projekti pranohet, atëherë formati i ri i turneut është planifikuar të prezantohet jo më herët se viti 2027.

UEFA dëshiron të nisë një fushatë të Kupës Evropiane me tre turne – Superligën, Ligën e Evropës dhe Ligën e Kandidatëve. Skuadrat në këto divizione do të garojnë për ngjitje dhe rënie, ashtu si në kampionatet kombëtare.

Lexo po ashtu Juventusi largohet zyrtarisht nga Superliga Evropiane

Vlen të kujtojmë se nga sezoni i ardhshëm priten ndryshime në formatin e Ligës së Kampionëve.

Nga viti 2024, në të do të marrin pjesë 36 ekipe dhe gjatë garës secili pjesëmarrës do të luajë të paktën tetë ndeshje.

Pas kësaj, renditja e përgjithshme do të bëhet e ditur. Tetë skuadrat e para do të kualifikohen drejtpërdrejt në 1/8 e finales, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të do të luajnë play-off për të përcaktuar tetë pjesëmarrësit e mbetur në 1/8 e finales. /Telegrafi/

Exit mobile version