Site icon Telegrafi

Në vitin 2022, nga Qendra në Çair për 5 minuta, projekti do të kushtojë rreth 30 milionë euro

Në vitin 2022 nga Qendra deri në Çair, qytetarët do të mund të arrijnë për 5 minuta, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit

Firmosi projektin infrastrukturor me kompaninë “Mega Engineering Consulting” dhe përfaqësuesin e Institutit për testim të materialeve dhe zhvillimin e teknologjive të reja në Shkup.

Përpunimi i projektit themelor dhe infrastrukturor pritet të mbaroj në fund të këtij viti. Pjesa ndërtimore do të kushtoj rreth 30 milion euro.

“Në pajtim me kontratën për përpunimin e projektit themelorë infrastrukturorë, presim që i njëjti të mbaroj deri në fund të këtij viti. Me çka do të krijohen kushte që në vitin e ardhshëm do të nisim procedurën për të zgjedh ofertën më të volitshme dhe të fillojmë më në fund me realizim të këtij projekti themelor qytetar. Me këtë zgjidhe trafiku të Shkupit do të mundësohet prej në Vodnjanska deri në Çair me automobil të arrihet për 5 minuta”, u shpreh Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Sipas përfaqësuesit të Institutit për testim të materialeve dhe zhvillimin e teknologjive të reja në Shkup, bëhet fjalë për një projekt kompleks dhe të shtrenjtë. Ai thotë se pas 60 vitesh është pozitive më në fund po zhvillohet projekti.

“Ky projekt është prej 60 vjetësh, është vizatuar në vitin 1964 dhe tani do të realizohet. Unë jam pjesë e projektimit të urës Goce Dellçev. Kam realizuar vëzhgimin e cilësisë së urës. Me këtë pritet që Shkupi të ketë perlë në trafik. Do të ulet kohëzgjatja e vozitjes dhe pritjes dhe do të ulet ndotja”, theksoi Boris Tnaesk nga Instituti për Testim të Materialeve dhe Zhvillimin e Teknologjive.

Projekti përfshin një urë në qendër të qytetit, tunele nën Kalanë e Shkupit dhe një rrethrrotullim do të lidh sheshin “Shën Klimenti i Ohrit” me sheshin “Nikolla Karev” dhe “Brigadën maqedono-kosovare”. Pritjet e Qytetit të Shkupit janë se kjo urë do të bëhet simbol i ri i kryeqytetit dhe do të jetë me aparencë moderne dhe dizajn kompleks./Tv21/

Exit mobile version