Mesatarja e shpenzimeve vjetore të punëdhënësve për punëtor në Maqedoninë e Veriut për vitin 2020 ka qenë 545.015 denarë, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.
Mesatarja më e lartë vjetore e shpenzimeve të punëdhënësit për të punësuar është në sektorin e informimit dhe komunikimit dhe arrin në 958.664 denarë.
Në vitin 2020, mesatarja vjetore e shpenzimeve të punëdhënësit për orë realisht të punuar është 306 denarë, ndërsa mesatarja e përgjithshme vjetore e orëve realisht të punuara është 1.780.
Për përpunimin e të dhënave nga Anketa e kostos së punës në vitin 2020 janë shfrytëzuar të dhënat administrative nga Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Agjencia e Punësimit.