Site icon Telegrafi

Në vitin 2020 Maqedonia e Veriut anëtare e NATO-s

Dy ratifikime të tjera, një në Kuvendin e Spanjës dhe një në Kuvendin tonë, e ndajnë Maqedoninë e Veriut nga anëtarësimi i plotë në Aleancën Veriatlantike, me të cilën realizohet qëllimi strategjik të vendosur me konsensus në vitin 1993.

Brenda dhjetë muajve, Protokolli i pranimit në NATO është ratifikuar prej 28 nga 29 vendet anëtare, ndërsa pranimi i Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s është i sigurt, aderimi është vetëm një formalitet, pasi tashmë është dhënë vendimi dhe pëlqimi i 29 vendeve anëtare.

Ratifikimi është në pritje në Kuvendin spanjoll, por kjo do të ndodhë pasi Kryeministri i përkohshëm spanjoll Pedro Sançez të formojë qeveri. Ai nuk arriti ta bëjë këtë një ditë më parë, ndërsa për të formuar qeveri të socialistëve të tij dhe të krahut të majtë “Të bashkuar mundemi” mundësinë e dytë do ta kenë sot. Sançez fitoi 166 vota dje në Kuvend, ndërsa për të fituar shumicën i duhen 176 vota./Telegrafi/

Exit mobile version