Ekipet e SPB Veles gjatë vitit 2018 sipas Ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve në territorin e Velesit kanë shqiptuar 4.712 dënime kundërvajtëse që është 60% më shumë krahasuar me vitin 2017.
Ekipet e SPB Veles në rrethinën e Kavadarit kanë shqiptuar 3.100 dënime sipas të njëjtit ligj, që është për 90% më shumë nga viti 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në Negotiënë, ekipet e SPB Veles dhe stacionit policor në Negotinë, vjet kanë shqiptuar 3.444 dënime dhe që është për 50% më shumë krahasuar me vitin 2017.
Në të tri komunat, Veles, Kavardar, dhe Negotinë janë shqiptuar 11.156 dënime për vozitësit që është për 67% më shumë krahasuar me vitin 2017.
“Numri i zmadhuar i dënimeve kundëvajtëse ka është për shkak të rritjes së kontrolleve në komunikacion nga ana e polcisë, por edhe për shkak të rritjes së përqindjes së vozitësve që nuk e kanë respektuar këtë ligj, përkatësisht nuk i kanë respektuar shenjat e komunikacionit dhe rregullat”, thotë zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski./Telegrafi/