Një burrë nga Newark – New Jersey, u tha zyrtarëve të lotarisë shtetërore se ai do të vazhdonte të luante, edhe pasi të fitonte miliona – dhe kështu bëri.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Freddie R., i cili në korrik të vitit 2017 kishte fituar 2 milionë dollarë në një lotari “me gërvishtje”.
Dhe pas kësaj, ai gjithashtu nuk kishte ndaluar së provuari fatin e tij.
Kështu, ai vazhdoi me një lojë të tillë, e cila si çmim të parë ofron 250,000 dollarë.
Duke përdorur një aplikacion në telefonin e tij, ai kontrolloi fillimisht mendoi se fitoi 50 dollarë.
Por më e mira u ruajt për në fund: bileta e tij përfundimtare kishte qenë fituese e çmimit prej 250,000 dollarë.
Ai e kishte blerë biletën në një supermarket në Newark muajin e kaluar.
Fredi u tha zyrtarëve të lotarisë se ai kishte planifikuar fillimisht të dilte në pension, por tani planifikon të vazhdojë të punojë një kohë më të gjatë dhe të grumbullojë fitimet e tij. /Telegrafi/