Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, pjesëmarrja deri në orën 13:00 pasdite ishte 34.37 përqind, gjegjësisht votuan 601.230 votues, ndërsa në zgjedhjet presidenciale vitin e kaluar deri ora 13:00 pjesëmarrja ishte 20.52 përqind ose 369.201 njerëz me të drejtë vote.
Gjegjësisht mbi 10% më shumë ishte dalja në votim deri ora 13:00 në zgjedhjet e vitit 2016, tregojnë të dhënat që i publikoi më herë KSHZ.
Sipas të dhënave të KSHZ-së deri ora 13:00 dalja është 23.81%. Dalje më të madhe në votim ka në Njësinë Zgjedhore 3, ndërsa më pak ka në Njësinë Zgjedhore 6./Telegrafi/