Telegrafi

Në vitin 2016 kishte më pak të diplomuar në institucionet e arsimit të lartë të Maqedonisë

group of multiracial graduates holding diploma

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në vitin 2016 është ulur për 2.5% numri i të diplomuarve në studimet deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë, krahasuar me vitin 2015, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 80.5% ishin të rregullt, kurse 19.5%, të çrregullt, ndërkaq 58% e të diplomuarve ishin femra, kurse 36% e të diplomuarve, mbaruan studimet në afat, kurse 64% mbaruan studimet pas afatit të rregullt./Telegrafi/