Site icon Telegrafi

Në vitin 2015, ateistët me Dhjetë Urdhëresat e tyre

Në muajin nëntor, Adam Savage (që është një nga autorët e emisioneve të njohura në Discovery Channel, “MythBusters” dhe “Unchained Reaction”), njoftoi se do të jetë gjyqtar i konkursit, ndërsa ky udhëheqës i njohur ka tërhequr shumë vizitorë në faqen konkursit, sa që ajo ka rënë disa herë nga funksioni.

Savage ishte vetëm një nga 13 gjyqtarët që kanë analizuar shumë propozime (2800 prej tyre) dhe në fund kanë nxjerrë dhjetë prej tyre.

Telegrafi ju sjell më poshtë Dhjetë Urdhëresat e reja të Ateistëve.

1. Jini mendjehapur dhe të gatshëm për të ndryshuar bindjet e juaja në përputhje me dëshmitë e reja.

2. Përpiquni të mirëkuptoni atë që është sipas të gjitha gjasave e vërtetë, e jo të besoni atë që doni të jetë e vërtetë.

3. Metoda shkencore është mënyra më e besueshme për të kuptuar botën natyrore

4. Çdo person ka të drejtë të kontrollojë trupin e tij

5. Perëndia nuk është i nevojshëm që të bëheni person më i mirë apo që të jetoni një jetë të plotë dhe kuptimplotë.

6. Kini kujdes nga pasojat që shkaktojnë veprimet tuaja dhe dijeni se duhet për to të merrni përgjegjësi.

7. Silluni me të tjerët ashtu siç doni të tjerët të sillen me ju dhe në mënyrën me të cilën është e arsyeshme të prisni se ata duan të trajtohen. Merrini parasysh pikëpamjet e tyre

8. Përgjegjësia jonë është që të kujdesemi për të tjerët, përfshirë edhe brezat e ardhshëm

9. Nuk ekziston vetëm një mënyrë e saktë e jetesës

10. Lëreni botën më të mirë sesa që e keni takuar. /Telegrafi/

LEXO PO ASHTU: Ateistët janë më të ndjeshëm dhe më humanë!?

 

Exit mobile version