Telegrafi

Në vitin 1960, Nixon dhe Kennedy zhvilluan debat në formatin që e refuzoi Trumpi

Siç kemi raportuar më parë, organizatorët e debatit presidencial amerikan kanë vendosur të ndryshojnë formatin e përplasjes së ardhshme televizive midis presidentit, Donald Trump dhe sfiduesit demokrat, Joe Biden, duke zgjedhur një ngjarje virtuale sesa një personale.

Trump e ka përqeshur propozimin, duke hedhur poshtë idenë e një debati virtual si “qesharak”, raporton BBC.

Sidoqoftë, formati ishte i pranueshëm për dy ish-presidentët, Richard Nixon dhe John F Kennedy, kur po garonin për Shtëpinë e Bardhë në vitin 1960. Atëbotë, natyrisht nuk kishte coronavirus, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Trump thotë se nuk do të merr pjesë në 'debatin virtual' me Joe Biden

Por në debatin e tyre të tretë të fushatës, Nixon dhe Kennedy u takuan ballë për ballë, megjithëse përmes një lidhjeje video nga qytete të ndryshme në brigjet perëndimore dhe lindore të SHBA-së.

“Të dy kandidatët nuk do të ndajnë të njëjtën platformë”, tha moderatori Bill Shadel kur hapi debatin. “Në New York, senatori i nominuar për president presidencial John F Kennedy. I ndarë nga 3,000 milje, në një studio në Los Angelos, Zëvendës-Presidenti i nominuar për president presidencial, Richard M Nixon”.

Ndryshe, organizatorët këtë hap e ndërmorën pasi që republikani Trump është infektuar me coronavirus. /Telegrafi/