Ekspertët nga Universiteti i Harvardit parashohin se dekadën e ardhshme, do të ketë më shumë të vdekur nga mbipesha, se nga konsumi i duhanit, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, në shtetet e zhvilluara si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, rreth gjysma e popullatës janë me mbipeshë.
E nëse vazhdohet me trend të njëjtë, në vitin 2030 do të ketë katër herë më shumë njerëz me mbipeshë.
Kjo po shihet të jetë shkaktar i shumë rasteve të kancerit, sëmundjeve tjera të shërueshme apo vdekjeprurëse, si dhe shkaktar i shumë rasteve të vdekjes.
Në mënyrë që të parandalohet mbipesha, ekspertët kërkojnë që regjimi i mirëmbajtjes së trupit dhe dieta, të jenë të obligueshme. /Telegrafi/