Telegrafi

Në vitet ’90 tërhiqte vëmendjen me bukurinë e saj, tani aktorja Danniella Westbrook po trondit me pamjen e saj pas operacioneve të shumta në fytyrë

Foto: Profimedia/See Li/Alamy Live News

Aktorja Danniella Westbrook tërhoqi vëmendjen në rrugët e Londrës.

Ajo u shfaq me xhinse dhe një bluzë të ngjyra të ngrohta, të kombinuar me një çantë “Louis Vuitton”.

Aktorja 50-vjeçare, e cila u bë e njohur në vitet ’90 me serialin “EastEnders”, sot trondit me pamjen e saj. Ajo i është nënshtruar një sërë operacioneve plastike. Vitin e kaluar, ajo kishte ndërhyrje kirurgjikale në Turqi, pas së cilave shkoi në Portugali dhe u ankua se po vuante nga dhimbje të mëdha.

Foto: Profimedia/See Li/Alamy Live News

“Vetëm unë mund të zbrisja në Portugali pas një operacioni në spital. Dhimbja që përjetova ishte e pabesueshme, më e tmerrshmja në ditët e fundit. Ndihem sikur kam një vrimë në kokë, fjalë për fjalë”, shkroi ajo atëherë në një nga postimet e saj në Instagram.

Për shkak të operacioneve plastike, fansat shpesh e kanë kritikuar aktoren. Para tre vitesh, ajo pranoi se pas një operacioni në buzë, kishte frikë se ato do të shpërthenin. “Nuk mund të gënjej. Pas ndërhyrjes me buzë, mbushësit dhe botoksin, isha aq e fryrë sa mendova se do të shpërtheja dhe mendoj se ekipi i mjekëve ishte i lodhur nga pyetjet e mia nëse kjo ishte normale”, tha aktorja.

Foto: Profimedia/See Li/Alamy Live News

Ajo u detyrua të bënte edhe një operacion në nofull për shkak se kockat e saj filluan të kalbeshin për shkak të varësisë së saj të mëparshme nga kokaina. “Thjesht nuk dukem më si unë. Është e qartë që do të plakem shumë më shpejt për shkak të drogës, por kjo nuk më duhej”, tha ajo.

Para disa vitesh, ajo pranoi se faqet e saj filluan të shkatërrohen. Ndonjëherë zgjohej dhe ana e majtë e fytyrës i ishte fundosur plotësisht.

Por dikur, ajo ishte një ikonë e bukurisë dhe dukjes elegante në Hollywood. /Telegrafi/