Sot dhe nesër në Vinicë mbahet edicioni i tetë i garës më të madhe për kokteje në Maqedoni, ”Vigor Barmen Cup”, ku pjesëmarrësit do të garojnë në dy kategori, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kategoria e parë quhet ”klasika”, ku zgjedhet kokteji më i mirë dhe më tëheqës, kurse kategoria e dytë quhet ”fler”, ku vlerësohet atraktiviteti gjatë përgatitjes së koktejit.
Pjesë e jurisë janë profesionist dhe fitues të Kroacisë, ndërkaq koktejet do të mund të shijohen nga publiku./Telegrafi/