Muzeu ”Terakota” në Vinicë ka filluar me kërkime arkeologjikë qysh në maj të këtij viti në kuadër të projektit ”Pastrimi dhe hulumtimi i objektit cisterna”, në kalanë e Vinicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një grup arkeologësh dhe studentësh që punojnë në këtë projekt kanë zbuluar skulpturë mermeri që sipas të dhënave të para, duket të jetë skulpturë e perëndeshës Afrodita me Erosin në duar.
Sipas Tv Sitel, projekti financohet nga Ministria e Kulturës si pjesë e interesit kombëtar për këtë vit./Telegrafi/