Gjatë fundjavës mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas ditën e diele nga jugperendimi me shpejtësi deri 6m/s.Shtypja atmosferike vazhdon ti ruaj vlerat e normales me tendenc të zbritjes javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Sipas IHMK-së, java e ardhshme do të karakterizohet me mot jostabil, erëra, zbritje të temperaturave maksimale për 10-12 gradë Celsius dhe reshje shiu të cilat vende-vende do të jenë të intensitetit të lartë./Telegrafi/