Site icon Telegrafi

Në vigjilje të 12 vjetorit të pavarësisë, Veseli viziton Prekazin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot Prekazin ku bëri homazhe tek varri i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në vigjilje të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

I shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe nga kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, lideri i PDK-së shihet në foto edhe me bashkëluftëtarë tjerë teksa bënë homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve.

“Adem Jashari është emblema e UÇK-së dhe shqiptarëve kudo. Sa kënaqësi, nder e mirënjohje të kthehemi pas dhe ta vizitojmë këtë vend që mbetet udhërrëfyesi ynë se nga duhet të ecim. Urime të gjithë qytetarëve 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së Kosovës. Nderim i përjetshëm për të gjithë ata që dhanë gjithçka për këtë ditë”, ka shkruar Veseli, njofton Telegrafi.

Exit mobile version