Site icon Telegrafi

Në vezën e zier gjeti një diamant (Foto)

Sally Thomson nga Cumbria e Skocisë, ka mbetur e befasuar kur nga veza e zier i doli një diamant.

Gruaja 39-vjeçare i ka zier gjashtë vezë pule dhe pasi e ka qëruar njërën prej tyre, ka nisur ta hajë, transmeton Telegrafi.

Diamanti që gjeti në vezë

Por, pas disa kafshimeve, e ka kthyer tërë ushqimin në pjatë, sepse ndjeu diçka të pazakontë.

“Mendova se mu thye ndonjë dhëmbë, meqë po e haja të thatë, pa asnjë mëlmesë shtesë”, ka thënë Thomson lidhur me rastin. “I vetmi vend prej nga do të vinte ky gurë, ishte brendësia e vezës”.

Guri i çmuar që përfundoi në vend të pazakontë

Hulumtuesit kanë thënë se mund të jetë diamant, të cilin e ka ngrënë pula derisa po ushqehej, që më pas ka kaluar në procesin e krijimit të vezëve.

Sipas të gjitha gjasave, fortësia që ka ky gur i çmuar, ka bërë që të mos shpërbëhet dhe të kaloi tërë procesin deri në produktin final. /Telegrafi/

Exit mobile version