Telegrafi

Në Veternik të Prishtinës vendoset mbikalimi për këmbësorë, nuk dihet kur do të vihet në funksion

Rruga që lidhë Veternikun me Hajvalinë në Prishtinë, është cilësuar si një prej rrugëve më të rrezikshme.

Në këtë rrugë, viteve të fundit kanë ndodhur aksidente, ku disa qytetarë janë goditur për vdekje, transmeton Telegrafi.

Për vite të tëra, në mungesë të mbikalimit në këtë pjesë të rrugës, qytetarët ishin të detyruar të kalonin rrugën në mënyra të rrezikshme duke kaluar mbi mbrojtëset e rrugës.

Ndryshe, vendosja e këtij mbikalimi ka nisur javën që e lëmë pas. Ndërsa,  Telegrafi ka kontaktuar edhe Ministrinë e Infrastrukturës në mënyrë që të ketë një përgjigje zyrtare se çfarë kosto pati ky rregullim dhe se kur do të përfundojë, por nuk ata nuk ishin të qasshëm në përgjigje. /Telegrafi/