Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në më pak se 71 orë janë kryer 10 mijë regjistrime të shqiptarëve me vendqëndrim jashtë vendit, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Celibashi ka rikujtuar edhe njëherë shqiptarët e diasporës që të nxitojnë të regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit.
Ai ka shpjeguar edhe disa nga detajet për ta realizuar këtë procedurë.
Postimi i Celibashit:
10 mijë regjistrime të shqiptarëve me vendqëndrim jashtë vendit në më pak se 72 orë pune.
Regjistrimi është i lehtë dhe i shpejtë. Vizitoni diaspora.kqz.gov.al dhe mos e humbni këtë mundësi unike për të shkruar historinë bashkë.
Vota Jote, Zëri Yt për Shqipërinë!
Voto për Zgjedhjet e 11 Majit
#VotoNgaJashtë2025
Shkarkoni aplikacionin mobile KQZ për Android dhe IOS, ose vizitoni www.kqz.gov.al (rubrika Votues nga Jashtë) për të marrë të gjitha informacionet se si mund të votoni nga jashtë territorit të Shqipërisë për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2025.