Site icon Telegrafi

Në Vërtekicë, komuna e Studeniçanit, vazhdon bojkoti i procesit mësimor (Video)

Foto: Ilustrim

Për dy javë e tre ditë, nxënësit e Shkollës Fillore ”Kemal Ataturk” të fshatit Vërtekicë, nuk kanë janë ulur në bankat shkollore. Kjo ndodh përshkak se ata kanë vendosur që ta bojkotojnë mësimin përshkak të asaj që vendosi kryetari i komunës së Studeniçanit Azem Sadiku për mbylljen e njërës prej dy paraleleve të kësaj shkolle. Ky i fundit për gjithë këtë periudhë kohore, për shkak të siç thonë prej kësaj komunë agjendës së ngjeshur të kryetarit nuk gjenë kohë që të realizojë një takim me prindët e nxënësve, në mënyrë që të arrijnë të zgjidhin këtë problem. Qëndrimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është i ngjashëm me atë të komunës. Ata thonë se kur është në pyetje numri i vogël i nxënësve mund që ata të grumbullohen në një paralele të vetme. Megjithatë sipas tyre çdo vendim lidhur me shkollat, merret nga vetë komunat, pasi ata janë kompetente për këtë çështje.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

“Ne si ministri pajtohemi me kërkesën e komunës, që ata e kanë drejtuar tek ne, për mbylljen e paraleles. Megjithatë ndonjëherë shkollat e rrethinës dijnë të bëjnë racionalizim të numrit të nxënësve nëpër paralele. Për shkak të decentralizimit shkollat bien nën kompetencë të komunave. Kështu që prindërit e fëmijëve mund të paraqesin ankesë tek Inspektoriati Shtetëror i Arsimit”.

Lidhur me orët e humbura gjatë këtyre ditëve, nga kjo ministri thonë se ato gjithsesi duhet të kompensohen, pasi sipas ligjit nxënësit duhet të kenë gjithsej 180 ditë pune.

Me heqjen e njërës nga dy paralelet, nxënësit e klasës së parë, të dytë dhe të katërt do duhet që t’i ndjekin mësimet në vetëm një paralele. Këtë vendim e ka marrë kryetari i komunës, për shkak të siç është arsyetuar ai, të pamjaftueshmërisë së mjeteve financiare. Ndërsa, ky vendim është i papranueshëm për prindërit, të cilët gjithashtu presin që të realizojnë takim me Inspektoratin e Arsimit, lidhur një këtë vendim të kryetari të cilin ata e quajnë se është vendim politik./Shenja/

https://www.youtube.com/watch?v=JrluZS6x3UM

Exit mobile version