Telegrafi

Në veri të Shqipërisë, mijëra familje të izoluara (Video)

Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar të jetë e rënduar situata në një pjesë të madhe të zonës veriore të Shqipërisë, për shkak të dëborës dhe ngricave, që po mbajnë të izoluara disa mijëra familje.

Në ndihmë të njësive vendore kanë shkuar edhe mjetet e ushtrisë, të cilat, krahas zhbllokimit të rrugëve, po ndihmojnë edhe për emergjencat shëndetësore pasi mijëra familje kanë mbetur të izoluara. /VOA/