Uniformat militare serbe si duket nuk janë larguar ende nga Kosova. Këtë e dëshmon edhe fotoja e publikuar nga gazetari i Radio Televizionit të Kosovës, Burim Goxhuli.
Ai, nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka treguar për një person të veshur me tesha të ushtrisë serbe, transmeton “Zeri.info”
“Kemi menduar se që nga 12 qershori 1999, më nuk do të shohim uniforma të Ushtrisë së Serbisë në Kosove. Por, unë e pash një sot dhe e fotografova, derisa po lëvizja nëpër veri të Mitrovicës në realizim e sipër të kronikes për lajmet e RTK-se. Kjo ndodhe veç në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.