Telegrafi

Në veri, një serb sulmon policinë me armë zjarri

Policia e Kosovës në pjesën veriore të vendit, deri sa ishte duke e ndjekur një veturë të llojit “Land Rover”, të cilën e voziste Dushko Slaviq, i njohur si Dulle, është sulmuar nga me armë zjarri nga vozitësi.

Sipas burimeve të Kosovapressit, rasti ka ndodhur të hënën pas orës 20:00, ndërsa nuk dihet nëse ka pësuar ndonjë polic nga të shtënat e të dyshuarit.

Te vendi ‘Sharen Kamen’ në Zhitkovac, i dyshuari e ka braktisur veturën që ishte pa targa dhe ka ikur në pyll, ndërsa numër i madh i pjesëtarëve të policisë janë në ndjeke të tij.

Ndryshe Dulle është i njohur për policinë, si pjesë e grupit kriminel që merret me vjedhjen e veturave. /Telegrafi/