Telegrafi

Në veri, as Mbrojtja Civile as FSK-ja!

Ai ka deklaruar për Telegrafin se deklarata akuzuese ndaj institucioneve ndërkombëtare të sigurisë e bërë nga kryetari ilegal i Mitrovicës, Krstimir Pantic, ishte emocionale dhe nuk shprehte as qëndrimin e Partisë Progresive Serbe të Aleksandar Vucicit, të cilës i takon.

Ndërkohë, Ivanovic ka deklaruar se hapja e zyrave analoge në Prishtinë dhe Beograd pritet që të relaksojë raportet ndërmjet të dyja palëve.

Ai deklaron se i emëruari në postin e përfaqësuesit diplomatik të Serbisë në Prishtinë, Dejan Pavicevic, ka punuar një kohë të shkurtër në ish-Ministrinë për Kosovën.

“Pavicevic ka mbështetjen e Qeverisë në postin e ri. Këta po merren me çështjen e Kosovës, ndërsa unë jetoj në Kosovë’, ka thënë Ivanovic.

Emri i Oliver Ivanovicit ishte përfolur si njëri prej kandidatëve të mundshëm për postin e përfaqësuesit diplomatik të Serbisë në Prishtinë, por ai pati deklaruar se e kishte vështirë të fitonte këtë post për shkak se duhej të kishte edhe përkrahje politike nga Beogradi. /Telegrafi/