Site icon Telegrafi

Në verë mbetet i lirë, gjiganti anglez po përgatitet për transferimin e Heung min-Son

Heung min Son mund të largohet nga Tottenham Hotspur pas 10 viteve qëndrim në klubin londinez.

Sulmuesi korean është futur në vitin e fundit të kontratës me Spurs dhe ende nuk ka një marrëveshje për vazhdimin e saj.

32-vjeçari është i kënaqur në Londër, megjithatë ai ka pritur një kontratë afatgjate për të qëndruar së paku deri në vitin 2028 te Spurs.

Lexo po ashtu Son i befasuar nga vendimi i Tottenhamit për kontratën e tij

Por Tottenham nuk ka vendosur për rinovimin më të gjatë dhe mund ta aktivizojë një klauzolë për një rinovim një vjeçar.

Gjithsesi gjiganti anglez Manchester United po e përcjellë situatën e koreanit dhe synon që ta transferojë në Old Traford.

Team Talk ka raportuar se Ruben Amorim e pëlqen shumë koreanin dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Në 15 ndeshje zyrtare këtë edicion, Son ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në katër të tjerë me fanellën e Spurs. /Telegrafi/

Exit mobile version