Site icon Telegrafi

Në Venezuelë, një vezë kushton 200,000 herë me shtrenjtë se një litër benzinë (Foto)

Një vezë kushton 200,000 herë më shtrenjtë se një litër benzinë në Venezuelë, teksa ekonomia shtetërore është dërmuar nga hiperinflacioni.

Qeveria ka premtuar të rritë koston e karburantit të subvencionuar nga shteti, për të trajtuar çmimet absurde, sipas të cilave 3.5 milionë litra benzinë mund të shiten për vetëm një dollar amerikan, transmeton Telegrafi.

Momenti para se mbi presidentin Maduro, të eksplodoi droni

Ekonomia venezuelase është përkeqësuar gjatë fundjavës, kur një dron ka eksploduar sipër presidentit Nicolas Madura, gjë të cilën ai e quan përpjekje për ta ekzekutuar.

Një litër i benzinës me 91-oktanë, kushton një bolivar, teksa gazi me gjashtë oktanë kushton gjashtë. Në anën tjetër, si pjesë e inflacionit të tmerrshëm, një vezë kushton 200,000 bolivarë.

Aktualisht në tregun e zi, një dollar është duke u tregtuar me 3.5 milionë bolivarë. Ekspertët thonë se çmimi me pakicë i benzinës, mbulon vetëm dy deri në katër për qind të kostos së prodhimit.

Zyrtarët shtetërore, nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për çmimet me divergjencë enorme, që janë të papërballueshme për popullatën e varfër. /Telegrafi/

Exit mobile version