Site icon Telegrafi

Në vendvotimin 2901 deri në orën 13.00 kanë votuar 20.86% e votuesve

Pa probleme dhe pa ndërprerje po zhvillohet votimi në vendvotimin 2901 në komunën e Çairit ku bëhet rivotimi i rrethit të dytë zgjedhor të Zgjedhjeve lokale.

Siç informoi zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska, deri në ora 13 nga gjithsej 719 votues të regjistruar, kanë votuar 150, gjegjësisht 20.86 për qind.

Ai rikujtoi se votuesit e regjistruar në vendvotimin 2901 edhe sot në rast se ndalohet e drejta e tyre e votës, kanë mundësi për dërgim të ankesës deri te KSHZ-ja në afat prej 24 orëve, duke theksuar se deri më tani në KSHZ nuk ka arritur asnjë ankesë./Telegrafi/

Exit mobile version