Site icon Telegrafi

“Ne vendosim”: Lista zgjedhore në Maqedoni vërshohet nga fantomët

Edhe iniciativa qytetare “Ne Vendosim” paralajmëron se lista zgjedhore nuk është pastruar dhe akoma ka votues të rrejshëm, përcjel Telegrai Maqedoni.

“Kemi informacione se KSHZ-ja qytetarët që paralajmërojnë votues të paregjistruar i drejton tek adresa e Ministrisë së Punëve të Brendshme. MPB-ja nga qytetarët kërkon që të dorëzohet kërkesë në formë të shkruar për ndryshime në të dhënat personale dhe të vërtetohen me fakte, si kontratë e blerjes ose listë pronësie nga e cila do të vërtetohet pronari i objektit/pronës në të cilën janë regjistruar persona pa adresë banimi ose të cilët nuk kanë të drejtë të votojnë”, thuhet mes tjerash në reagimin e “Ne vendosim”.

Për këto parregullësi kjo iniciativë qytetare ka kërkuar shpjegim nga KSHZ-ja, por nuk kanë arritur të marrin përgjigje./Telegrafi/

Exit mobile version