Site icon Telegrafi

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, deri në dy orë pritje për të hyrë në Maqedoni

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, në pikën kufitare “Tabanovcë” duhet të prisni rreth dy orë për të hyrë në vend, ndërsa në pikën kufitare “Bogorodicë” për dalje nga shteti duhen rreth 15 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton AMSM.

Intensiteti i trafikut në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është rritur.

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Exit mobile version