Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Nga atje thonë se është rritur intensiteti i komunikacioni jashtë mjediseve urbane.
Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë”, koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 20 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar “Tabanoc” për hyrje në vendin tonë pritet rreth 30 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Telegrafi/