Site icon Telegrafi

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 40 minuta

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet nga 30 deri 40 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

“Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme. Intensiteti i komunikacionit jashtë zonave urbane është rritur”, thonë nga LAMM.

Nga LAMM u rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Exit mobile version