Site icon Telegrafi

Në vendkalimin kufitar Tabanoc deri në një orë pritje për hyrje në Maqedoni

Qarkullimi në rrugët shtetërore të Maqedonisë po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është nga 40 deri në 60 minuta, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes dhe respektim të sinjalistikës në komunikacion, veçanërisht nëpër rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Drejtimi rrugor Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçicë, është e hapur për qarkullim deri më datë 01.10.2022 për automjete me peshë totale deri në 3.5 tonë.

Exit mobile version