Site icon Telegrafi

Në vendkalimin kufitar Tabanoc, deri në gjysëm ore pritje për hyrje dhe dalje nga vendi

Intensiteti i qarkullimit në rrugët shtetërore jashtë zonave urbane është mesatar.

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, pritjet për hyrje dhe dalje nga vendi janë rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton AMSM.

Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhimi i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Exit mobile version