Siç njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet nëpër korsi të thata.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është rritur. Në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë koha e pritjes është prej 30 deri 45 minuta ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Telegrafi Maqedoni.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/